Ngrënia e mishit rrit rrezikun tek dikush që të zhvillojë sëmundje të zemrës, diabet, pneumoni dhe sëmundje të tjera serioze, thotë një studim.
Është e njohur se ngrënia e mishit të kuq rrit rrezikun e diagnostikimit me kancer të zorrëve. Por këto gjetje janë të parat që zbulojnë nëse konsumimi i mishit lidhet me ndonjë nga 25 sëmundjet jo kancerogjene që zakonisht i shtyn njerëzit të shtrihen në spital në Mbretërinë e Bashkuar.
Akademikët e Universitetit të Oksfordit që kanë publikuar studimin thonë se konsumimi i mishit të kuq, mishit të përpunuar dhe mishit të shpezëve, si ai i pulës, të paktën tri herë në javë lidhet me rrezikun e lartë të nëntë sëmundjeve të ndryshme, transmeton The Guardian.
Gjetjet të publikuara në revistën BMC Medicine bazohen në analizat e të dhënave shëndetësore të 474,985 britanikëve të moshave mesatare.
Institucioni Publik i Shëndetit të Anglisë ka thënë se kushdo që konsumon më shumë se 90 gram të mishin të kuq ose atij të përpunuar duke ta zvogëlojë sasinë për 70 gram.