Lifestyle

Agonia e humbjes së shijes e nuhatjes pas COVID-19

Agonia e humbjes së shijes e nuhatjes pas COVID-19
Foto: Ilustrim
 

Gabriella Forgione ka qenë e infektuar me COVID-19 në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa kaq muaj pas ajo ende nuk ndjen shijen e ushqimeve e as erën e tyre apo të çdo gjëje tjetër.

Ajo është dërguar në një spital në Nice të Francës për të kryer kontroll dhe për të kuptuar pse i ka zgjatur kaq shumë kjo gjendje e për të gjetur mënyra për t’i rikthyer të dyja, shijen e nuhatjen.