Lifestyle

COVID-19 shkakton telashe edhe në zemër, mjekët i përmendin simptomat

 

Deri sa COVID-19 po vazhdon të infektojë miliona njerëz në botë, studimet po zbulojnë se si mund të ndikojë ky virus në organet tjera. Doktorët janë më të shqetësuar se si mund të ndikojë në zemër. Doktoresha Jennifer Haythe, kardiologe e kujdesit klinik në Qendrën e Universitetit të Kolumbia-së dhe anëtare e Grupit Shëndetësor, ka ndarë atë çka ekspertët dinë për ndikimin e Covid-19 në sistemin kardiovaskular.

Në një mënyrë, koronavirusi ndikon në zemër duke shkaktuar inflamacion në muskujt e zemrës që mund të shkaktojë lloje të ndryshme të simptomave përfshirë dhimbje në gjoks, rrahje jo normale të zemrës, madje edhe dobësim të funksionimit të zemrës.