Lifestyle

Misteret e “imunizimit” aziatik

Misteret e “imunizimit” aziatik
 

Nt: Së bashku, 10 vendet anëtare të ASEAN (Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tailanda, Brunei, Vietnami, Laosi, Birmania dhe Kamboxhia) dhe vendet e zhvilluara të Azisë Verilindore (Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani) kanë regjistruar vetëm 44.000 vdekje të lidhura me Covid-19, që prej janarit të vitit 2020

Është një nga misteret më të mëdha të pandemisë Covid-19. Vendet në Azinë Lindore u prekën nga koronavirusi disa javë para Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, e megjithatë ato ishin më të afta që ta zbulonin dhe ta kalonin krizën shëndetësore. Pavarësisht disa valëve goditëse të pandemisë, shifrat sa i përket numrit të vdekjeve ishin shumë më të ulëta sesa në Perëndim.