Lifestyle

Marrja e aspirinës tri herë në javë zvogëlon mundësinë e vdekjes nga kanceri

Foto: AP

Marrja e aspirinës tri herë në javë zvogëlon mundësinë e vdekjes nga kanceri i gjirit apo i fshikëzës së urinës, thotë studimi më i ri.

Ky lloj ilaçi merret nga miliarda njerëz anë e mbanë botës për t’u mbrojtur nga sëmundjet e zemrës apo edhe problemet me gjak.

Tani studimet e reja të publikuara nga Instituti Nacional kundër Kancerit në SHBA konkludojnë se “rezultatet tregojnë se aspirina mund të jetë shpëtuese për disa lloje të kancerit”, shkruan The Sun.

Gjetjet kanë ardhur si rezultat i një studimi që është kryer me 140 mijë gra dhe burra të cilët po luftonin me kancerin dhe të cilët janë hulumtuar për më shumë se 13 vjet.

Hulumtimi gjeti se ata që kishin konsumuar tri herë në javë aspirinën kishin 30 për qind më pak mundësi që të vdisnin nga sëmundja.