Lifestyle

Pse ka shpresë për mjedisin më 2021-n

Foto: AP
 

Krejt është te politika kur flitet për zotimet e fundit klimatike nga Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, e madje edhe Kina. Krejt është te biznesi: për herë të parë investimi në energji të ripërtëritshme do ta kalojë atë të karburanteve fosile.

Krejt është te koha: një vit rikuperimi pas COVID-19 do ta ketë edhe samitin klimatik COP26 në nëntor. Por, më së shumti është tek idetë – një shpërthim i zgjidhjeve të ndryshimit klimatik. Inteligjenca njerëzore është vaksina kundër ndryshimit klimatik. E në të gjithë këtë mes eksplorohen 39 idetë frymëzuese – disa janë duke ndodhur tashmë, disa janë në zhvillim e sipër. Në vijim janë pesë idetë më interesante për klimën.