Lifestyle

Përse humbja e peshës është e vështirë

Përse është shumë e vështirë të humbim peshë? Kjo është pyetja që shumë njerëz ia shtrojnë vetes, e në veçanti në kohë festash. Në periudhën e festës së vitit të ri shumë njerëz i caktojnë vetes prioritet humbjen e peshës, duke u fokusuar në ushqim e ushtrime. Por ka shumë faktorë të tjerë që i zhgënjejnë njerëzit që duan të dobësohen.

Janë gjashtë gabime sipas ekspertëve:

Keni qëndrim afatshkurtër

Të gjithë përpiqen të dobësohen shpejt. Kjo është gabim. Ka raste kur njerëzit humbin shpejt peshë në periudhë tejet të shkurtër e më pas ngecin dhe aty dorëzohen. Fokusi në objektiv më afatgjatë dhe kuptimi i asaj që s’mund të dobësohen shpejt do të përmirësonte gjendjen e tyre, shkruan “CNET”.

Keni mendësi gjithçka ose asgjë

Shumë njerëz që ngecin me qëndrimin afatshkurtër kanë probleme edhe me mendësinë gjithçka ose asgjë. Shumica e tyre ndalin çdo lloj ushqimi për t’u dobësuar shpejt. Kjo s’është e mirë. E njëjta vlen edhe për ushtrime, këta njerëz bëjnë shumë ushtrime, por ajo nuk ndihmon organizmin. Duhet planifikim.

Ju mungon përkrahja

Familja dhe miqtë mund të jenë me rol të rëndësishëm në humbjen e peshës. Nëse njerëzit afër juve nuk ju përkrahin, vështirë se dobësimi mund të arrihet. Përkrahja konsiderohet arma më e fuqishme për t’u motivuar për dobësim.

Mendoni se ushtrimet mposhtin gjithçka

Ushtrimet janë shumë të rëndësishme për dobësim, por një gjë e tillë s’mund të bëhet vetëm përmes tyre. Shumica e njerëzve përllogaritin kaloritë që djegin me ushtrime, por ata harrojnë se duhet të kenë kujdes edhe me dietën. Ushtrimet e mira nuk kryejnë punë nëse ushqeheni dobët.

Gjumi, stresi e puna janë kundër jush

Humbja e peshës është e vështirë nëse punoni tejmase, keni shumë stres apo edhe probleme me gjumë. Një ditë zgjoheni me motiv për të shijuar ditën. Planifikoni që pas punës të vraponi dhe lini ushqimin në frigorifer për mbrëmje. Më pas gjatë ditës lodheni dhe lini kafenë për mbrëmje. Pasi t’u ikën koha, përtoni të vraponi dhe e shmangni. E gjithë kjo mund të ndodhë ndonjëherë, por humbja e peshës me këtë mendësi është e pamundshme. Ushqimi dhe ushtrimet nuk duhet të planifikohen me mendësinë e përtacit.

Përdorni suplemente në vend të dietës së shëndetshme

Suplementet për djegie të yndyrave nuk funksionojnë sikur një dietë e shëndetshme. Ato s’janë dëshmuar si metodë për të dobësuar mirë njerëzit.