Frutat dhe perimet janë burim i pasur i fibrave natyrale, vitaminave, mineraleve dhe përbërësve tjerë për të cilët trupi ka nevojë për të funksionuar si duhet.
Ato po ashtu përmbajnë sasi të ulët të kalorive dhe yndyrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrandaj Departamenti Amerikan i Agrikulturës u sugjeron që në çdo vakt të ushqimit, të tentoni ta mbushni gjysmën e pjatës suaj me fruta dhe perime.
Gjithashtu mundohuni të hani fruta dhe perime të ngjyrave të ndryshme. Kjo ju ndihmon ta shijoni vargun e plotë të vitaminave, mineraleve dhe antioksidatëve që llojllojshmëria e tyre ju ofron.
Sa herë që shkoni në dyqanet ushqimore, merrni parasysh ta blini një frutë apo perime të re për ta provuar. Ndërsa për meze, mund t’i përdorni frutat e thata apo perimet e papërpunuara të cilët i mbani në frigorifer.