Lifestyle

Magnezi dhe kalciumi për shëndetin e mirë

Magnezi dhe kalciumi për shëndetin e mirë
 

Kalçiumi dhe mangezi janë dy minerale që ndërthuren së bashku në nivel qelizor. Bashkëpunimi i tyre përmirëson metabolizmin dhe shëndetin në përgjithësi. Trupi i njeriut ka nevojë për më shumë se 100 mg nga këto minerale. Si kalçiumi ashtu edhe magnezi mund të merren nëpërmjet ushqimit por edhe suplementëve.

Kalçiumi është i domosdoshëm për kockat por përmirëson komunikimin ndërqelizor, indet e muskujve dhe sekretimin e hormoneve. Magnezi nga ana tjetër përdoret për prodhimin e ADN-së dhe proteinave për muskujt, kockat dhe sistemin imunitar. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, magnezi i vjen në ndihmë trupit për përthithjen e kalçiumit. Mungesa e tij mund të shkaktojë probleme mendore siç është ankthi apo depresioni por edhe konstipacion dhe rrahje të çrregullta të zemrës. Nivelet e ulëta të magnezit çelin udhën e sëmundjeve të zemrës, shumë herë më tepër se kolesteroli i lartë apo yndyrnat.