Vaksina anti-COVID-19 e zhvilluar nga Universitetit i Oksfordit ka nxjerrë përgjigje imune në luftimin e koronavirusit, njëjtë si tek moshat e mesme ashtu edhe tek të rinjtë dhe se efektet anësore janë më të vogla tek të rriturit, ka thënë të hënën AstraZeneca.
Një vaksinë efektive është parë si ndryshim loje në luftën kundër koronavirusit, nga i cili kanë vdekur më shumë se 1.5 milionë njerëz, ka shkaktuar krizë ekonomike dhe ka çrregulluar jetën e përditshme në botë.
“Është inkurajuese të shohim se përgjigjet e imunitetit ishin të njëjta në mesin e të rriturve dhe të rinjve dhe se kundër reagimi ishte i ulët tek të rriturit, tek të cilët virusi është më i ashpër”, ka thënë për Reutersin një zëdhënës nga AstraZeneca.
Lajmi se personat e rritur marrin përgjigje imune nga vaksina është pozitiv sepse sistemi imunitar dobësohen sipas moshës dhe personat më të rritur janë në rrezik më të madh.
Nëse do të jetë efektive vaksina e Oksfordit/AstraZeneca do t’i mundësojë botës t’i kthehet normalitetit pas krizës që ka shkaktuar pandemia.