Lifestyle

Zanafilla e shumë sëmundjeve nis nga stomaku, çfarë duhet të bëni

Zanafilla e shumë sëmundjeve nis nga stomaku, çfarë duhet të bëni

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si “Ati i Mjekësisë”, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve. Shëndeti i stomakut dhe i të gjithë sistemit tretës në përgjithësi ndodh të anashkalohet. Ndonëse ky sistem përmban dhjetëfishin e baktereve të rëndësishme në krahasim me çdo pjesë tjetër të trupit.

Këto baktere, na mbrojnë nga infeksionet, mbështesin metabolizmin dhe përmirësojnë tretjen. Për fat të keq, pjesa më e madhe e popullsisë në Shqipëri dhe në Botë ushqehet keq dhe si pasojë vuan nga mungesa e baktereve të mira në stomak. Ekuilibrat e baktereve në stomak ndikohen jo vetëm nga ushqyerja e keqe, por edhe nga stresi, toksinat dhe përdorimi i tepruar i antibiotikëve.