Lifestyle

Vlerat e fuqishme të çajit shqiptar të malit

Vlerat e fuqishme të çajit shqiptar të malit

Çaji shqiptar i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri. Ky çaj bimor i maleve të ahqiptare është konsumuar prej shekujsh falë vlerave të tij shëndetësore. Çaji i malit i varietetit bimor Sideritis Raeseri është natyralisht pa kafeinë. Siç shkruan AgroWeb, ai bëhet nga gjethet, lulet dhe kërcenjtë e bimës Sideritis që lulëzon në shpatet dhe malet e vendit tonë.

Edhe pse në vendet e Mesdheut ky çaj akoma bëhet nga bima e njomë, shumica e njerëzve e përdorin në variantin e thatë. Çaji ndihmon me shëndetin e aparatit tretës dhe përmban antioksidantë natyralë.