Lifestyle

Rusia aprovon edhe vaksinën e dytë për COVID-19

Rusia aprovon edhe vaksinën e dytë për COVID-19

Rusia i ka dhënë aprovimin edhe vaksinës së dytë për COVID-19. Këtë informatë e ka dhënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një mbledhje të Qeverisë të transmetuar në televizionin shtetëror, raporton agjencia Reuters.

Rusia në gusht është bërë shteti i parë që dha aprovimin për një vaksinë për COVID-19, para se të përfundoheshin testimet, për shqetësim të disave në komunitetin global shkencor.