Lifestyle

Ushqimet që luftojnë Covidin në kohën e vjeshtës

Ushqimet që luftojnë Covidin në kohën e vjeshtës

Teksa kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturave është rritur dhe qarkullimi i virozave të stinës. Shpeshherë simptomat e saj ngatërrohen me ato të koronavirusit ndaj mjekët apelojnë për shtim të kujdesit.

"Në këtë periudhë nevojitet rritje e vigjilencës për tu ushqyer sa më mirë. Lëngjet e freskëta të frutave, ushqime të pasura me vitamina si perimet e zarzavatet si dhe respektimi i masave mbrojtëse ndaj Covid do t’ju mbajnë larg virozave të të ndryshme që janë në qarkullim", këshillojnë mjekët.