Lifestyle

Matja e temperaturës nuk është tregues i COVID-19

Descriptive Text

Gjatë javëve të fundit një kuadër i ri i rojtarëve të armatosur me pistoleta të termometrit janë shfaqur në hyrje të spitaleve, të ndërtesave dhe të impianteve të prodhimit për t’i skanuar njerëzit me temperaturë të cilët mund të jenë të infektuar me koronavirus.

Punëtorët në disa kompani duhet të raportojnë temperaturën e tyre në aplikacione që ta marrin lejen për të hyrë brenda. Dhe kur darkimet brenda rifillojnë në restorantet e qytetit të New Yorkut në fund të këtij muaji, matja e temperaturës do të bëhet te dera.

Që nga fillimi i pandemisë, praktika për ta kontrolluar temperaturën është bërë gjithnjë e më e zakonshme, duke shkaktuar një valë të madhe të shitjeve të termometrave pa kontakt e me infra të kuqe dhe të skanerëve të temperaturës së trupit, madje edhe pasi dëshmitë shkencore që po tregojnë se ata kanë pak vlerë janë ngurtësuar.

Guvernatori i New Yorkut, Andrew M. Cuomo, javën e kaluar ka bërë thirrje për të kontrolluar temperaturën e mysafirëve të rregullt, si një nga disa ligjet themelore për të rifilluar ngrënien brenda restoranteve, bashkë më kufizimet strikte të numrit të tavolinave dhe rregulli i vendosjes së maskës kur ata nuk janë të ulur. Restoranteve gjithashtu iu kërkohet të kenë informatat kontaktuese të një mysafiri për tavolinë.

Arsye të bollshme për shqetësim

Ka arsye të bollshme për shqetësim. Shpërthimet e koronavirusit – si p.sh. një në East Lansing, Mich., këtë verë që ka infektuar 187 njerëz – janë gjurmuar në tubimet e përhapura shumë në bare dhe restorante.

Dhe një studim i ri nga Qendrat për Parandalim dhe Kontrollim të Sëmundjeve kanë gjetur se një dallim mes njerëzve që kanë marrë virusin dhe ata që nuk e kanë marrë është se njerëzit e infektuar kishte të ngjarë se dy herë më shumë që kishin ngrënë në një restorant në dy javët që i kanë paraprirë sëmundjes së tyre. Studimi, sidoqoftë, nuk e ka bërë dallimin mes darkimit brenda dhe uljes jashtë, të cilën shumë ekspertë e shohin më të rrezikshme... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)