Lifestyle

Etilometri mund të diktojë COVID-in

Etilometri mund të diktojë COVID-in

Një etilometër i shpikur për të zbuluar marihuanën në frymëmarrjen e shoferëve mund të jetë në gjendje të diktojë COVID-19 në frymën e atyre që e përhapin më shumë koronavirusin, të ashtuquajturit “super-përhapës”. Kompania prodhuese e pajisjes, Hound Labs me qendër në Kaliforni, ka në plan ta nxjerrë pajisjen në treg nga fundi i këtij viti.

Provat në shkallë të vogël në Nju Jork dhe Kaliforni kanë treguar se etilometri i marihuanës mund të zbulojë edhe koronavirusin te fryma e njerëzve, thotë Mike Lynn drejtor ekzekutiv i kompanisë Hound Labs.