Qëndrimi ulur për shumë kohë rrit rrezikun e të prekurit nga kanceri, ndërsa zëvendësimi i 30 minutave ulur me aktivitete të lehta në të moderuar e zvogëlon rrezikun e vdekjes prej tij nga 8% në 31%, sipas një studimi të botuar në revistën “Jama Oncology” dhe i kryer nga nga Qendra e Kancerit “Anderson” në Universitetin e Teksasit.
“Ky është studimi i parë që tregon përfundimisht një lidhje të fortë midis stilit të jetës sedentare dhe vdekshmërisë nga kanceri”, tha Susan Gilchrist, shkencëtarja që kreu studimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përfshirja e 30 minutave të lëvizjes në jetën tuaj të përditshme mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes nga kanceri”, shtoi ajo për “CNN Health”.
Studimi përfshiu rreth 8 000 individë të shëndetshëm, niveli i aktivitetit fizik ditor të të cilëve u gjurmua objektivisht me një akseleometër, për shtatë ditë rresht, për një periudhë të zgjatur kohe midis vitit 2009 dhe 2013.
Pas një monitorimi 5-vjeçar, studiuesit llogaritën se personat që rrinë më shumë ulur kanë një rrezik 82% më të madh për të vdekur nga kanceri, sesa ata që rrinë më pak ulur, edhe kur merren parasysh faktorë të tillë si mosha, gjinia dhe shëndeti i përgjithshëm/ANSA.