Lifestyle

Ilaçi për artrit reumatik po ndihmon pacientët me COVID-19 të shërohen më shpejt

Ilaçi për artrit reumatik po ndihmon pacientët me COVID-19 të shërohen më shpejt

Kompania farmaceutike Eli Lilly & Co ka njoftuar të hënën se ilaçi i saj për trajtimin e artritit reumatik “Olumiant”, ka ndihmuar të reduktohet koha e rikuperimit për pacientët e hospitalizuar me COVID-19. Kështu është konstatuar pas provave klinike, ka thënë kompania, raporton agjencia Reuters.

Prodhuesi amerikan ka thënë se ilaçi i saj, në kombinim me remdesivirin, e kanë shkurtuar kohën e rikuperimit dukshëm, krahasuar me pacientët që kanë përdorur vetëm remdesivirin.