Lifestyle

Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për ta zvogëluar ankthin

Deri më tani, viti 2020 ka ngjasuar me një ngjitje të theksuar me kthesa të papritura dhe të paplanifikuara!

Të gjithë njerëzve u duhet të gërmojnë thellë për t’u mësuar të jenë fleksibil, të adaptuar dhe mbi të gjitha sa më elastik.

Gjetja e mënyrave të lehta për t’u përballur me ankthet dhe streset e ditëve të sotme, ka qenë tejet e rëndësishme dhe vitale për të gjithë ne.

Prandaj këto janë disa këshilla të shpejta dhe të lehta për t’i praktikuar kur gjërat të vështirësohen, dhe ju nevojitet të gjeni qetësi në kohë kaosi.

Dilni nga shtëpia

Pavarësisht sa vështirë ju duket të largoheni në vendi juaj i sigurt, që është shtëpia, ndryshimi i ambientit ndihmon dukshëm në zvogëlimin e stresit dhe ankthit. Nuk keni nevojë të bëni diçka drastike, thjeshtë vishuni dhe dilni jashtë shtëpisë. Një shëtitje e thjeshtë përreth lagjes ju ndihmon ta kujtoni se ekziston një botë jashtë kokës suaj.

Merrni frymë thellë

Tingëllon si diçka e lehtë për t’u bërë, apo jo? Por, zotërimi i teknikave të frymëmarrjes mund të jetë mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për ta qetësuar sistemin tuaj nervor. Kur jemi në ankth dhe të stresuar, frymëmarrja jonë shpejtohet dhe bëhet e çrregullt. Në atë moment sistemi ynë nervor fillon të prodhojë hormone të stresit sikur kortizoli, që i shpejton të rrahurat e zemrës. Ajo që duhet të bëjmë është ta evitojmë një gjë të tillë duke e ruajtur qetësinë dhe duke e ulur presionin e gjakut.

Gjeni kohë për të lëvizur

Nganjëherë lëvizet fizike janë gjëja e fundit që dëshironi ta bëni. Dhe kjo është e kuptueshme. Kur jeni në ankth është vështirë të gjeni energji për ta harxhuar në diçka tjetër, përveç qëndrimit në një vend duke u brengosur! Sidoqoftë, ne e dimë se mendja dhe trupi janë të ndërlidhura mes veti dhe është vërtetuar edhe nga shkenca se nxitja e qarkullimit të gjakut e përmirëson disponimin tuaj. Nuk është nevoja të bëni diçka serioze, thjeshtë gjejeni ndonjë aktivitet i cili funksionon për trupin tuaj. Shëndeti fizik luan rol kyç në shëndetin mendor. Gjithçka ka të bëjë me balancimin.

Kontaktoni me njerëz

Planifikojeni një bisedë me miq të besuar dhe dilni për ta pirë një gotë. Është një veprim jo i komplikuar që ndikon jashtëzakonisht shumë në ngritje të humorit. Provoni të flisni sa më hapur për ato që po i ndjeni, sepse është e rëndësishme ta tregoni të vërtetën tuaj me njerëzit që iu bëjnë të ndiheni të sigurt. Të gjithë kemi nevojë që dikush të na shoh dhe dëgjojë, prandaj kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin. Duke i dëgjuar këshillat e të tjerëve rreth situatave të vështira nëpër të cilat po kalojmë, na e kujton se dikush na do dhe na vlerëson, por gjithashtu na mundëson të përfitojmë nga këndvështrimi i një personi tjetër për gjërat që na sillen nëpër mendje.