Lifestyle

Imunizimi i tufës, rrugë e gabuar në betejën ndaj virusit

Çfarë nëse imunizimi i tufës është më afër sesa mendonin shkencëtarët?

Këtë pyetje e shtroi e përditshmja prestigjioze amerikane “The New York Times” në një artikull të gjatë. Në vend të supozimit fillestar për imunizimin e 60 deri në 70 për qind të popullatës, mund të duheshin mbase vetëm 50 për qind – apo edhe më pak.

Disa ekspertë besojnë se imuniteti i tufës mund të ketë arritur tashmë në nivelin prej 20 për qind, transmeton KOHA. Pas kësaj koronavirusi mund të mposhtej shumë më lehtë sesa mendohej, kështu të paktën e thoshte supozimi.

Sa mirë do të ishte! Vetëm edhe pak të infektuar dhe të gjithë do të mund t’u ktheheshin jetëve të tyre të mëparshme, duke marrë pjesë në ahengje pa brenga, duke bërë shoping pa i pasur gojën dhe hundën të mbuluara dhe me fluturimet e gjata, në të cilat nuk duhej çarë kokat për mundësinë e përhapjes së virusit nga klimatizuesit.

Por kjo gjë nuk do të ndodhë. Janë tri arsye përse imunizimi i tufës nuk do të kryejë punë.

Viruset kanë plane të ndryshme

“Një pyetje me spec: Sa viruse të traktit të frymëmarrjes që ju i dini kanë gjeneruar imunizimin e tufës?”

Këtë pyetje, pak kohë më parë e shtroi një ekspert i sëmundjeve ngjitëse në Twitter. Dhe përgjigjen e jep vetë: “Asnjë. Përndryshe nuk do të qarkullonin. Ata adaptohen për të shmangur imunizimin e njeriut ose ndryshojnë me qëllim që të mbijetojnë”.

Në fakt, koronavirusët, sikurse çdo virus tjetër i panumërt, kanë qarkulluar për një kohë shumë të gjatë pa i dhënë lamtumirën imunizimit të tufës.

Madje edhe fruthi, i cili gjeneron imunizim të përjetshëm, nuk mund të asgjësohet pa ndihmën e vaksinimit. Para vaksinimit, viruset përherë kanë gjetur një nikoqir të ri që nuk ka marrë vaksinën në mesin e fëmijëve.

Viruset e fuqishme

Më e rëndësishme sesa teoritë rreth evolucionit të viruseve tani është dija se infektimi me koronavirus mund të jetë i rrezikshëm. Shumë prej të infektuarve kanë ose nuk kanë simptoma. Një pjesë e madhe e tyre sëmuren, pësojnë dëme të përjetshme ose vdesin.

Edhe vendet me përhapje të madhe ende janë larg nga imunizimi i tufës. Për shembull në New York, 21 për qind e njerëzve kanë antitrupa. Ende nuk është e qartë nëse antitrupat mund t’i mbrojnë nga infektimi i dytë.