Lifestyle

Fëmijët asimptomatikë mund ta mbajnë koronavirusin për disa javë, thonë shkencëtarët

Foto: Reuters
Foto: Reuters
 

Fëmijët e infektuar me COVID-19 mund të mbajnë virusin për disa javë, edhe nëse nuk shfaqin fare simptoma, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën mjekësore amerikane “JAMA Pediatrics”.

Hulumtuesit kanë mbikëqyrur 91 fëmijë me COVID-19 nga 18 shkurti deri më 31 mars në 22 spitale në Korenë e Jugut, një nga shtetet e para të prekura nga pandemia e koronavirusit.