Lifestyle

Si ta keni një lëkurë të shkëlqyer të fytyrës?

Imagjinojeni sikur keni vendosur ta shmangni përdorimin e grimit dhe ta leni fytyrën ta shfaqë bukurinë tuaj natyrale.

Pavarësisht se grimi është i mahnitshëm për raste të caktuara, nganjëherë fytyra juaj ka nevojë të marrë frymë dhe ta lejoni lëkurën të shkëlqejë vetvetiu.

Derisa disa njerëz janë të kompleksuar me lëkurën e fytyrës, me pak kujdes dhe përkushtim mund t’i tejkaloni këto komplekse dhe ta merrni në kontroll shëndetin e lëkurës suaj duke e lënë atë të shkëlqej, transmeton Koha.

Disa prej këshillave që ua sigurojnë një gjë të tillë janë:

Shmangja e larjes së fytyrës me ujë të ngrohtë. Uji i ngrohte dhe avulli mund t’ia largojnë lagështinë natyrale lëkurës suaj, çka do të thotë se mënjanohen vajrat natyrale të fytyrës të cilat e mbajnë atë të shëndoshë dhe të balancuar.

Pini sasi të mjaftueshme të ujit. Lëkura është organi më i madh në trup, prandaj ka nevojë për lagështi. Derisa ne mund të përdorim metoda për ta mbajtur lëkurën të lagësht përmes produkteve kozmetike, hidratimi është forma më e mirë për ta mbajtur atë të shëndetshme nga brend dhe jashtë.

Mos e anashkaloni lyerjen e fytit dhe gjoksit me kremra. Lëkura në fyt dhe gjoks është shumë delikate. Ajo ka prirje të rrudhet, të dëmtohet nga dielli dhe të krijohen shenja dhe tharje. Prandaj duhet të siguroheni që kur e vëni kremin e fytyrës ose kremin kundër rrezitjes, të mos harroni ta lyeni edhe fytin dhe gjoksin tuaj.

Merrni shtesë të kolagjenit. Kolagjeni është ndërtues i lëkurës dhe ndihmon në elasticitet dhe një pamje më të shëndoshë të saj. Me kalimin e vjetëve, trupi ynë prodhon sasi më të vogël të kolagjenit, prandaj është e rëndësishme që të filloni të merrni atë si shtesë. Ka opsione të ndryshme si mund ta konsumoni kolagjenin, çoftë përmes pilulave apo pudrës të cilën mund të hidhni në ushqim. Kolagjeni është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës si dhe nuk është i dëmshëm për gratë shtatzënë.

Hani ushqim të shëndetshëm. Frutat dhe perimet ju sigurojnë vitamina dhe minerale të rëndësishme për lëkurën. Ato janë të nevojshme për funksion efektiv të trupit, por edhe për mirëmbajtje të lëkurës suaj. Po ashtu preferohet të konsumoni kapsula të zinkut, nëse vuani nga lëkura e keqe, dhe rezultatet to t’iu befasojnë me të vërtetë.

Mbajeni lëkurën sa më të pastër. Mundohuni të mos përdorni produkte me aroma artificiale sepse ato mund ta irritojnë lëkurën tuaj, sidomos nëse keni lëkurë të ndjeshme.

Ushtroni sa herë që keni mundësi, sepse djersitja i bënë shumë mirë lëkurës dhe trupit tuaj. Ajo e rrit qarkullimin e gjakut si dhe i largon toksinat e dëmshme. Ushtrimet fizike gjithashtu janë të mira për shëndetin mendorë.

Flini mirë dhe mjaftueshëm. Një orë para gjumit, preferohet që të mos konsumoni kafeine, alkool apo duhan, rregullojeni ambientin tuaj duke e bërë sa më relaksues dhe të qetë si dhe provoni ta shmangni përdorimin e të gjitha pajisjeve teknologjike.

Gjithashtu është e rëndësishme ta krijoni një rutinë ditore për kujdesin ndaj lëkurës. Nuk keni nevojë ta komplikoni atë shumë. Në mëngjes lajeni fytyrën me yje të ftohtë, vëni krem për ushqyerje të lëkurës dhe krem për mbrojtje nga dielli.

Ndërsa natën, lajeni fytyrën dy herë sidomos nëse keni vënë grim gjatë ditës, si dhe aplikoni kremin e natës ose vajra të cilët i ofrojnë sa më shumë lagështi lëkurës suaj.

Është kaq e thjeshtë. Nuk ka arsye për të mos e bërë një gjë të tillë në baza ditore, sepse fytyra juaj do t’iu falënderojë në të ardhmen për gjithë këtë kujdes.