Lifestyle

Antitrupat tuaj po zhduken. A po brengoseni për këtë?

Zvogëlimi i nivelit të antitrupave nuk nënkupton imunitet të dobët, thonë ekspertët. Përveç dy testeve që mund të detektojnë antitrupat e papërshtatshëm

Gjaku juaj e kujton çdo patogjen që ka pasur organizmi juaj. Nëse keni qenë një herë të infektuar me koronavirus, trupi juaj do ta kujtojë mirë.

Antitrupat tuaj janë trashëgimi e asaj që ka pasur organizmi juaj më herët. Pse atëherë disa njerëz janë goditur nga virusi dhe nuk kanë antitrupa? A duhet t’i fajësojmë testet për këtë?

Përgjigje të thjeshta

Shumica e testeve të antitrupave ofrojnë përgjigje të thjeshta, keni apo jo antitrupa. Atëherë këto teste nuk janë të sakta duke shpërndarë rezultate pozitive për pacientët që kanë antitrupa ku në të vërtetë ata nuk kanë antitrupa.

Mirëpo, sasia e antitrupave të koronavirusit bie dukshëm në momentin që pacienti shërohet nga sëmundja. Tani është shumë e qartë se këto teste mund të ofrojnë rezultate jo të sakta, duke mos paraqitur antitrupat të cilët janë prezentë në një masë më të vogël.

Për më shumë, disa teste duke përfshirë ato nga “Abbott” dhe “Roche” të ofruara nga “Quesat Labs” dhe “LabCorp”, janë të dizajnuara të detektojnë edhe një nëntip të antitrupave që nuk tregon imunitet dhe mund të zhduken edhe më shpejt sesa të zhduket virusi.