Lifestyle

Shenjat e valës së dytë të virusit

Shenjat e valës së dytë të virusit

Bisedat mbi një shpërthim të dytë të koronavirusit, numrit të infektuar dhe fataliteteve tashmë kanë kaluar në një ankth te të gjithë. E njëjta ndodhi edhe me Gripin Spanjoll pas Luftës së Parë Botërore, kur vala e dytë erdhi më e fuqishme se e para dhe pati vdekje të shumta Por e vërteta është se shumë ekspertë po përpiqen t’i shmangen këtij besimi edhe për pandeminë e koronavirusit.

Margaret Harris nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka bërë të qartë se sipas analizave të tyre edhe një valë e dytë do të shpërthejë në tërë globin.