Lifestyle

Po rriten shpresat për efikasitetin e vaksinës së Oxfordit

Po rriten shpresat për efikasitetin e vaksinës së Oxfordit
Foto: AP

Një vaksinë kundër koronavirusit e zhvilluar në Britani po tregon shenja pozitive se mund të funksionojë, pasi në testime është zbuluar se pjesëmarrësit kanë zhvilluar qelizat që mund ta eliminojnë sëmundjen, transmeton Daily Mail.

Ekipi i shkencëtarëve në Oxford, ka thënë se janë “80 për qind të sigurtë” se mund të kenë një vaksinë deri në shtator, ku po priten më tepër lajme të mira këtë javë në “The Lancet”.