Lifestyle

Testet për antitrupa pritej ta frenonin pandeminë. Ku u gabua?

Stephen Graves, pasi për disa ditë po ndiente simptoma të ngjashme me të ftohjes, nuk po mund të shkoqte nga mendja drojën se mund të ishte infektuar me koronavirus. Si krejt banorët e Britanisë së Madhe, të cilët kishin manifestuar shenja të koronavirusit në fillim të marsit, Graves nuk po mund të testohej, për shkak se atëherë testet kryheshin kryesisht për njerëzit e shtruar në spitale.

Mal spekulimesh

Më 25 maj ai porosit test antitrupash në një klinikë private londineze që do të analizonte mostrën e gjakut – të marrë nga maja e gishtit – dhe t’i tregohej nëse ishte infektuar me virusin që shkakton sëmundjen COVID-19. Katër ditë më vonë sekretari i Shëndetësisë, i Britanisë së Madhe, Matt Hancock, kishte thënë gjatë konferencës së përditshme qeveritare se Qeveria po shqyrtonte “sistemet e certifikimit” që mund t’u lejohej njerëzve të testuar të ktheheshin më shpejt në punë. Por përtej kësaj, Hancock e kishte hedhur poshtë këtë ide disa javë më parë dhe prej atëherë interneti është stërmbushur me spekulime nëse duhet të kryhen këto teste.

Për Graves, të cilit i ishte marrë mostra e gjakut, kishte edhe diçka më shumë sesa dëshira për t’u kthyer në punë: kureshtja. “Nëse ju jeni ulur në mars në shtëpi me shenja të ftohjes, natyrisht se mendja ju shkon ‘a e kam pasur apo jo?’ Dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse dëshirova ta merrja përfundimisht vesh”.

Ndërmjet dy zjarreve

Por sikur po e provon realitetin, Graves ende nuk e ka marrë vesh rezultatin për shkak se agjencia shtetërore që merret me monitorimin e produkteve të ndryshme mjekësore i ka porositur kompanitë e ndryshme të testimeve se nuk mund të përdoren rezultatet e testeve të gjakut të marra nga maja e gishtit. Ky mekanizëm ka vlerësuar se si të mirëqena mund të merren vetëm rezultatet e testeve të gjakut të marra drejtpërdrejt nga venat.