Lifestyle

Dëmtimet e rënda në tru, të mundshme edhe në rastet e simptomave të buta të koronavirusit

Dëmtimet e rënda në tru, të mundshme edhe në rastet e simptomave të buta të koronavirusit
Foto: Ilustrim / Getty Images

Ekzistojnë shenja të shumta se koronavirusi i ri SARS-CoV-2 sulmon jo vetëm mushkëritë dhe traktin e frymëmarrjes, por edhe organet e tjera në shkallë masive. Sëmundja mund të ndikojë rëndë në zemër, enët e gjakut, nerva, mushkëri dhe lëkurë.

Neurologë britanikë tani kanë publikuar të dhënat shokuese në revistën “Brain”, të cilat sugjerojnë se SARS-CoV-2 mund të shkaktojë dëme të rënda në tru – madje edhe te pacientët me simptoma të buta dhe ata që janë drejt shërimit. Rëndom, këto dëmtime vërehen në fazë të vonshme apo fare, shkruan The Guardian.