Lifestyle

4 pandemitë e mëdha të shekullit, Covid-19 s’është më vdekjeprurësja

4 pandemitë e mëdha të shekullit, Covid-19 s’është më vdekjeprurësja

Pandemia Covid-19 e ka ndikuar negativisht ekonominë globale më shumë se çdo njëra nga pandemitë e 100 viteve të fundit, edhe pse shkallën e vdekshmërisë për banorë e ka më të ulëtën.

Banka Botërore në dokumentin e perspektives Globale të publikuar këto ditë, përllogariti se shkalla e vdekshmërisë nga Covid ishte 39 persona për 1 milion banorë në rang global (sipas të dhënave deri me 14 maj 2020). Kjo prevalencë është më e ulëta nga katër pandemitë më të rënda të shekullit të fundit (shih grafikun bashkëngjitur).