Vetëm pak javë më parë mjekët dhe infermierët në Itali ishin lartësuar si heronj, pasi që ishin ata që i ishin vënë në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, duke iu dalë në ndihmë pacientëve të prekur.
Ama tani ata po vuajnë.
“Shndërrimi në histori”
Lombardia ishte rajoni i goditur më së rëndi nga koronavirusi në botë dhe mjekët aty po e kanë të vështirë që të përmbahen.
Paolo Miranda është një infermier në njësinë e përkujdesjes intensive në qytetin italian të Cremonas.
“Jam më i irrituar”, pretendon ai. “Zemërohem lehtësisht dhe menjëherë përfshihem në zënka”.
Javë më parë Paolo vendosi që ta dokumentonte situatën e zymtë përbrenda njësisë së përkujdesjes intensive, duke bërë fotografi.
“Kurrë nuk dua t’i harroj ato që na kanë ndodhur. Krejt kjo punë shumë shpejt do të shndërrohet në histori”, thotë ai zymtësisht.
Në fotografitë e tij ai synon të shpërfaqë se si kolegët e tij po e përballojnë me fazën e dytë, teksa jeta po i rikthehet dalëngadalë normalitetit në Itali.
“Megjithëse situata në emergjencë është tani dukshëm më e qetë, ndihemi si të rrethuar nga errësira”, ka thënë ai. “Është sikur të jemi të mbushur përplot me vragë. Bartim brenda më vete gjithçka që kemi parë me sytë tanë”.