Lifestyle

Qershitë kanë efekte qetësuese sa aspirina

Descriptive Text

Qershitë njihen si fruta me veti shumë të mira shëruese dhe këtë së fundmi e kanë vërtetuar edhe shkencëtarët.

Studimi i fundit ka treguar se qershitë ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, shëndetit të kockave dhe qetësimit të dhimbjeve. Qershitë janë shumë të pasura me antioksidantë dhe me flavonoide.  Për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre besohet se ato mund të qetësojnë dhimbjen dhe vetëm një sasi e vogël e këtyre frutave ka efekt më të mirë se një aspirinë. 

Për shkak të sasisë së lartë të borit, magnezit dhe kalciumit, qershitë janë forcues të mirë të kockave.
Besohet se shumë shpejt mjekët do të fillojnë t’i rekomandojnë si ilaç në recetë./ Living