Lifestyle

Mjaltë me bajame për uljen e kolesterolit

Foto: Flickr
Foto: Flickr
 

Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale gjendet padyshim në kombinimin e mjaltit me bajamet. Këto të fundit përzihen natyralisht me nektarin e ëmbël të mjaltit ndërkohë që mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të bajames.

Nëse konsumoni një lugë me bajame të përzier me mjaltë, atëherë i keni dhuruar vetes një formulë të shëndetshme për të rritur imunitetin dhe luftuar kolesterolin e keq.