Lifestyle

Lul Raka: Qëndrimi në shtëpi e ndërpret zinxhirin e përhapjes së koronavirusit

Lul Raka: Qëndrimi në shtëpi e ndërpret zinxhirin e përhapjes së koronavirusit

Lul Raka, mikrobiolog, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se një i prekur me COVID-19 i infekton mesatarisht një deri në tre persona.

Ai shtoi se numri më i madh i të prekurve me koronavirusin e ri është pas identifikimit të rasteve të para dhe përcjelljes së kontakteve të tyre. Kjo periudhë mund të marrë kohë dy deri katër javë, por siç tha ai, parashikim të saktë është vështirë të jepet.