Trendet e syzeve për 2020-n

Sara Koci 27 February 2020 14:20

Ndryshimi i trendëve në vitin 2020, i ka prekur edhe modelet e syzeve.

Syzet e diellit janë një element kryesor i veshjeve të dimrit, njëlloj si edhe për veshjet e verës.

Këtë vit janë gjashtë lloje të syzeve që po pëlqehen më së shumti nga revistat botërore, raporton emisioni SOT në KTV.

Syzet me skelet të vogël konsiderohen të jenë adekuate për trendin e vitit 2020.

Syzet aviatore, këtë vit kanë një model më të rafinuar, me skelet më të trashë.

E bardha e shndritshme është po aq e kërkuar sa e zeza klasike.

Format në formë të syve të maces, duhet të jenë më elegante dhe sportive.

Stili “Retro” i syzeve i sjell ato me një formë rrethore gjigande.

“IAS”, sjell trendët më të fundit të syzeve.

Shqipe Istogu tregon se edhe qytetarët e Kosovës i ndjekin trendët e fundit të syzeve.

Brendet si Dior, Valentino, Michael Kors, e shumë të tjera janë nga më të preferuarat e vajzave dhe djemve.

Meshkujt qëndrojnë te format klasike të syzeve, ndërsa femrat eksperimentojnë më shumë.

Kërkesat e shumta vijnë nga dy gjinitë, por vajzat janë më detajiste.

Këto lloje të trendëve vijnë si shkas i rikthimit të modës së viteve ‘80 dhe ‘90.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme