Skocia pritet të bëhet vendi i parë në botë që jep të gjitha produktet sanitare falas Foto: Reuters

Skocia pritet të bëhet vendi i parë në botë që jep të gjitha produktet sanitare falas

26 February 2020 08:41

Skocia, pritet të bëhet vendi i parë në botë ku të gjitha produktet sanitare do të jenë falas.

Vendimi u miratua në Parlamentin skocez, ku unanimisht votuan për një projektligj të ri, raporton DW, transmeton Koha.net.

Në këto produkte, përfshihen tamponët, dhe të gjitha produktet tjera sanitare që u duhen grave e vajzave.

Projektligji tani do të përballet me fazën e komitetit dhe mbase, mund të ndryshohet.

Ky projektligj pritet që produktet t’i vë në dispozicion edhe në vende publike, në qendrat kryesore të vendit dhe në të gjitha farmacitë.

Ligjvënësja Monica Lennon, ishte ajo që dorëzoi një projekt të parë të projektligjit të propozuar, të quajtur “Produkte menstruale” - Provizion Falas” Skoci”.

“Këto s’janë produkte luksoze. Ato janë me të vërtetë thelbësore dhe askush në Skoci nuk duhet të kalojë periudhë pa këto produkte”, tha Lennon, duke shtuar se “Ne po ndryshojmë kulturën dhe është vërtet emocionuese që vendet tjera në të gjithë botën po shikojnë nga afër se çfarë po bëjmë ne”.

Në Skoci, çdo vit shfrytëzohen 24.1 milionë funte, ose mbi 28 milionë euro për produkte menstruale.

Në vitin 2018, Skocia u bë vendi i parë në botë që siguroi produkte falas të menstruacioneve nëpër shkolla, kolegje dhe universitete.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme