Më shumë gjumë gjatë natës tek atletët aktivë parandalon lëndimet dhe rrit performancën Foto: Reuters

Më shumë gjumë gjatë natës tek atletët aktivë parandalon lëndimet dhe rrit performancën

20 February 2020 21:47

Të rriturit e shëndetshëm që flenë të paktën tetë orë gjumë gjatë natës kanë gjasa më të mira që të reduktojnë lëndimet e zakonshme gjatë ushtrimeve si: fraktura e tendosje të muskujve, sugjeron një studim i ushtarëve amerikanë, raporton Reuters.

Bazuar në një studim të 7,576 burrave dhe grave në operacionet e forcave speciale në ushtri, ushtarët që nuk flenë gjumë më tepër se katër apo pesë orë gjatë natës kishin gjasa dyfish më të mëdha për të pësuar lëndime muskulore, se sa ata që kishin fjetur tetë orë apo më tepër në 12 muajt e fundit, transmeton Koha.net.

“Sasia adekuate e gjumit, veçanërisht tek atletët aktivë, jo vetëm që ka treguar përmirësim të performancës fizike dhe shëndetësore, por gjithashtu ka pasur ndikim pozitiv edhe në parandalimin e lëndimeve muskuloskeletale”, ka thënë autori i këtij studimi Tyson Grier nga Qendra e Shëndetit Publik të Ushtrisë amerikane në Maryland.

Gjatë studimit një vjeçar më shumë se gjysma e ushtarëve kanë thënë se kanë pësuar lëndime të paktën një herë.

Shumica e pjesëmarrësve, rreth 63 për qind, kanë fjetur gjashtë apo shtatë orë gjatë natës. Rreth 10 për qind e tyre s’kanë fjetur më shumë se katër orë gjumë, dhe vetëm 16 për qind prej tyre kanë fjetur të paktën tetë orë.

Krahasuar me ata që kanë pasur më tepër se tetë orë gjumë çdo natë, ushtarët që kanë fjetur më pak se shtatë orë 24 për qind kishin më tepër gjasat që të lëndoheshin.

E rritej rreziku në 53 për qind tek ata që flinin më pak se gjashtë orë, rreziku dyfishohej me më pak se pesë apo katër orë gjumë.

Atletët aktivë me performancën më të mirë janë ata që kanë 7-9 orë gjumë gjatë natës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme