Atelieja e saj është e mbushur me shumë fustane e kreacione të ndryshme.
Mes tyre, veçohen ngjyrat pastel që e karakterizojnë Donjeta Maculën dhe janë pjesë e koleksionit të vitit që lamë pas.
Kreatorja shpalos edhe planet e saj për vitin 2020 dhe ato që po i punon këtë fillimvit, raporton emisioni “SOT” i KTV-së.
Macula e cili arriti edhe në tregun ndërkombëtar, thotë se ky ishte suksesi më i madh në karrierën e saj.
Ajo thotë se nuk përqendrohet vetëm të nxjerrë një koleksion të caktuar, pasi çdo ditë përgatit diçka të re.
Kreacionet e Donjeta Maculës tashmë janë ndër më të kërkuarat dhe më të pëlqyerat në vend.