Lifestyle

Jeta reale kundrejt asaj virtuale

Rrjetet sociale po i bëjnë njerëzit që të krijojnë avatarin e tyre dhe të paraqiten se si do të donin të ishin dhe se si realisht nuk janë në jetën reale.

Kështu në Express të KTV-së, ka thënë Arjeta Spahiu nga Coach International Federation.

Sipas saj, përdorimi i tepërt i tyre po bën që njerëzit të harrojnë komunikimin fizik dhe të shfrytëzojnë atë për përdorim të rrjeteve sociale, duke u bërë kështu, jo social në jetën reale.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Benjamin Kolenovic, tha se nëse ata nuk po bëhen jo social, ata veç po socializohen në rrjete sociale.

Sipas tij, rrjetet sociale, janë shumë dimensionale dhe japin shumë hapësirë për çdo përdorues që të marrin informacionet që ju duhen.