Lifestyle

Zemra e grave plaket më shpejt se e burrave

 

Hulumtimi masiv amerikan që zgjati mbi 40 vjet rrëzoi besimin se sistemet kardiovaskulare të burrave plaken më herët. Enët e gjakut të grave plaken më shpejt se ato të burrave, duke rritur rrezikun e tyre nga sëmundje kardiovaskulare.

Konstatimi mbështetet në një studim të kryer nga Instituti i Zemrës së Shteteve të Bashkuara në Los Angeles. E thënë më thjeshtë, zemra e grave plaket para asaj të burrave. Rezultatet u botuan në revistën shkencore Jama Cardiology. Hulumtimi zgjati mbi 40 vjet, shkruan Italmed, transmeton Koha.net