Lifestyle

Gjumi i pasdites mund t’ju zgjasë jetën

Gjumi i pasdites mund t’ju zgjasë jetën
 

Mbështilleni nën një batanije të ngrohtë pasditeve dhe shihni ëndrra të ëmbla. Duket mirë apo jo? Mos u ndjeni fajtorë për gjumin e pasditeve, nëse ju shijon vërtet shumë. Disa njerëz besojnë se duhet fjetur vetëm natën, mirëpo studimet tregojnë se një pushim i shkurtër gjatë ditës i bën mirë shëndetit tuaj. Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni arsyet pse gjumi i pasditeve mund t’ju zgjasë jetën.

Për ta bërë këtë studim, hulumtuesit nga Spitali Universitar i Lausanne, Zvicër, rekrutuan rastësisht 3462 të rritur nga mosha 35 deri në 75 vjeç. Në mesin e këtyre njerëzve, 58% nuk fjetën pasdite, 19% fjetën 1 ose 2 orë në javë, 12% 3-5 orë në javë dhe 11% 6-7 orë gjumë në javë.