Lifestyle

Shkurorëzimet në Shqipëri, në nivele alarmante

Shkurorëzimet në Shqipëri, në nivele alarmante
 

Shkurorëzimet (divorcet) arrijnë në një nivel rekord që pas viteve ’90 në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve të Monitor.al me shifrat e bëra publike nga INSTAT, nga viti 1990 që numri i tyre ka qenë 2675, më 2018 numri i tyre ka arritur në 4846, thuajse me një dyfishim në dy dekada. Ekspertët e fushës ligjore theksojnë arsyet ekonomike si shkakun kryesor për rritjen e tyre…

Nuk është më një surprizë që muaji më i preferuar që shqiptarët lidhin martesë është gushti dhe ky fakt mbështetet nga statistikat pesë vjeçare të INSTAT. Një fakt tjetër të cilin statistikat çdo vit e më tepër po tregojnë, është edhe rritja e normës së divorcit në mesin e shqiptarëve.