“Jeta” filloi sezonin me udhëtimin nëpër Turqi

“Jeta” filloi sezonin me udhëtimin nëpër Turqi

15 December 2019 21:59

Sonte sezoni i ri i emisionit “Jeta” në KTV filloi me ‘Udhëtimin nëpër Turqi’.

Udhëtimi disaditor, që iu dedikua Turqisë në disa prej pikave më atraktive turistike, filloi nga Stambolli, qendrën ekonomike e kulturore të Turqisë duke vazhduar në një nga mrekullitë e botës, vendin e balonave – Kapadokian. Udhëtimi vazhdoi me vizitat në Pamukkalen, Alaçati, Ishullin Cunda dhe më shumë...

Një tjetër atraksion që mund të shihni në emisionin e parë të sezonit të ri, është qyteti antik Efes. Deri më sot, vetëm 17 për qind e këtij qyteti është zbuluar nga gërmimet. Objekti kryesor ishte “Biblioteka” që tërhiqte turistët për fotografi e video.

Për më tepër ndiqeni emisionin e plotë më poshtë:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme