Lifestyle

“Programi Fluturues i Fëmijëve” me përzgjedhje të veçantë

“Programi Fluturues i Fëmijëve” në Kohavision në dy edicionet e fundit për vitin 2019 do të sjellë një rrugëtim nëpër materialet e prezantuara gjatë tremujorit të parë të sezonit të ri.

Përmbledhja e shkronjave nga A-ja tek I-ja, vizitat e fëmijëve nëpër institucione publike të Kosovës, më e mira e rubrikës “Rrëfenja”, si dhe rubrikës “Punëdore” do të vijnë të përmbledhura për shikuesit e vegjël.

PFF-ja transmetohet çdo të shtunë nga ora 16:25.