Aktorja e njohur Leze Qena u tregon përralla fëmijëve

Aktorja e njohur Leze Qena u tregon përralla fëmijëve

07 December 2019 13:09

Aktorja e njohur Leze Qena, në rolin e gjyshes, u ka treguar përralla për fëmijët e një kopshti në Prishtinë.

Një seri prej 23 episodesh do të shfaqet me Leze Qenën në qendër dhe fëmijët e kopshtit “Mickey Mouse” që e rrethojnë e shtrojnë pyetje në formë bashkëbisedimi me “gjyshen”.

Në njoftimin nga OnAir thuhet se “secila përrallë e rrëfyer nga aktorja e njohur tregon një fabule të veçantë për fëmijët”.

“Kësaj here gjyshja Leze ka vendosur që nuk duhet gënjejmë sepse herët apo vonë kuptohet e vërteta”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme