Lifestyle

Përse të moshuarit flenë më pak

Përse të moshuarit flenë më pak

Ka njerëz që besojnë se të moshuarit mjaftohen me pak orë gjumë. Në fakt, kjo është thjesht një legjendë urbane.

Të gjithë të rriturit kanë nevojë për të paktën 7 deri në 9 orë gjumë. Ajo që ndodh me kalimin e moshës është se njeriu e ka më të vështirë të flejë siç duhet. Por kjo nuk do të thotë se nevojat për gjumë ndryshojnë. Një nga sfidat e plakjes së shëndetshme është garantimi i orëve të mjaftueshme për gjumë.