Lifestyle

Mjaltë me vaj ulliri, kombinimi që rigjeneron organizmin

 

Mjalti dhe vaji i ullirit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut e dihet tashmë se vlerat shëndetësore të tyre janë të mrekullueshme. Kombinimi i vajit të ullirit me mjaltin dhe konsumi i tyre i vazhdueshëm dyfishon vlerat dhe ndikimin pozitiv në shëndetin e organizmit.

Të dyja mund të konsumohen në sasi të vogla ditore (nga një lugë çaji ose gjelle) sepse përfitimet janë të dyfishta. Dendësia dhe përmbajtja e vajit dhe mjaltit e bën të vështirë formimin e një mase të njëtrajtshme, megjithatë me mënyrën e duhur mund të arrini një lëng uniform.