Lifestyle

Gjëndra tiroide, sëmundje që prekë më shumë gratë

Gjëndra tiroide, sëmundje që prekë më shumë gratë
Foto: AFP

Gjëndra tiroide është një prej organeve më të rëndësishme në trupin e njeriut e cila gjendet në pjesën e përparme të qafës dhe njëherësh njihet edhe si një lloj organi përgjegjës për secilën qelizë në organizëm, thonë mjekë nga fusha e Endokrinologjisë.

Ndonëse nuk ka statistika të sakta se sa njerëz vuajnë nga sëmundja e gjëndrës tiroide në Kosovë, ekspertë të kësaj fushe thonë se është sëmundja e dytë më e shpeshtë endokrinologjike, pas sëmundjes së sheqerit.