Lifestyle

Në Japoni 28,4 për qind e popullsisë janë të moshuar dhe 12,9 për qind - forcë pune

Në Japoni 28,4  për qind e popullsisë janë të moshuar dhe 12,9 për qind  - forcë pune

Popullsia në Japoni është gjithnjë e më e moshuar me më shumë se 70 mijë persona që kanë kaluar moshën 100 vjeç, ndërsa 28.4 për qind e popullsisë janë mbi 65 vjeç. Shifrat e publikuara nga ministria e brendshme japoneze, konsiderohen një rekord.

Sipas të dhënave të ministrisë së brendshme japoneze, në vitin 2018 të moshuarit përfaqësonin 28.4 për qind të popullsisë dhe 12.9 për qind të forcës së punës. Në të dyja rastet bëhet fjalë për shifra rekord. Numri I qytetarëve të moshës 65 vjeç dhe më lart një vit më parë ishte 35.88 milion me një rritje prej 320 mijë njerëzish të moshuar më shumë në krahasim me vitin 2017. Një e dhënë që e rendit Japoninë si vendin me popullsinë më të vjetër në botë.