Lifestyle

Testi i ri i gjakut që parashikon vdekjen me saktësi të pabesueshme

Një ditë të gjithë do të vdesim. Por nëse do të kishit mundësi të zbulonit saktësisht kur do të vdisni, a do të dëshironit ta dinit?

Shkencëtarët nga Max Planck Institute for Biology of Ageing kanë zhvilluar një test të ri gjaku që mund të parashikojë nëse do të vdisni brenda 10 viteve të ardhshme.

Por jo vetëm, testi tregon nëse do vdisni brenda dekadës me një saktësi prej më shumë se 80%.

Për të zhvilluar testin, studiuesit analizuan 44.168 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 109 vjeç, 5.512 prej të cilëve vdiqën gjatë periudhës së studimit.

Analizat e gjakut të pjesëmarrësve në studim zbuluan 14 substanca metabolike në gjak, që parashikojnë nëse një person mund të vdesë apo jo në 10 vitet e ardhshme.

Dhe studimi tregoi se një mostër gjaku e juaja mund të analizohet për praninë e këtyre treguesve biologjikë, për të treguar kur do të vdisni me një saktësi prej 83 për qind/KsP.