Ngritja e restoranteve virtuale

Ngritja e restoranteve virtuale

23 August 2019 15:50

Aplikacionet për shpërndarjen e ushqimeve po e riformulojnë industrinë e restoranteve – dhe mënyrën se si po hamë - duke frymëzuar institucione digjitale që nuk kanë nevojë për dhomë ngrënie ose kamerierë.

Në 9:30 në shumicën e netëve të fundjavave, Ricky Lopez, kryekuzhinieri dhe pronari i Top Round Roast Beef në San Francisko,i grumbullon dhjetëra sanduiçe me mish viçi dhe patate të skuqura për t’i shërbyer klientët e uritur.

Ai gjithashtu përgatitë kotëletë pule për një tjetër nga restorantet e tij, Red Ribbon Fried Chicken. Ai pjekë byrekë me mish viçi në skarë për TR Burgers dhe Wings. Dhe e përzien krem-karamelin e ngrirë për një dyqan ëmbëlsirash që ai e menaxhon, Ice Cream Custard, shkruan “Koha Ditore”.

Nga katër operacionet e z. Lopez, tre janë “restorante virtuale” pa rafte fizike, tavolina apo karrige. Ato ekzistojnë vetëm brenda një aplikacioni celular, Uber Eats, shërbimi i ofrimit të ushqimit me kërkesë, në pronësi të Uber.

“Dërgesat kanë qenë ndoshta një e katërta e biznesit tim,” tha z. Lopez, 26 vjeç, nga prapa banakut të Top Round, ndërkohë që stafi i tij po e mbledhë mishin e pjekur të viçit dhe sanduiçet e pulës dhe po i vendosë ato në qese letre të bardha me qëllim që shoferët e Uber Eats t’i shpërndajnë. “Tani ato e përbëjnë 75 për qind të biznesit”.

Aplikacionet e shpërndarjes së ushqimit si Uber Eats, DoorDash dhe Grubhub po fillojnë ta riorganizojnë industrinë amerikanë të restoranteve që e ka një vlerë prej 863 miliardë dollarësh. Ndërsa më shumë njerëz po porosisin ushqimin për të ngrënë në shtëpi, dhe ndërsa shpërndarja po bëhet më e shpejtë dhe më e përshtatshme, aplikacionet po e ndryshojnë thelbin e asaj që do të thotë ta menaxhoni një restorant.

Nuk ka nevojë më që restauratorët të marrin me qira hapësirë për ngrënie. Gjithçka që ju nevojitet është një kuzhinë - apo edhe vetëm një pjesë e saj. Më pas mund ta organizojnë një aplikacion për shpërndarjen e ushqimit dhe t’ia shesin ushqimet e tyre klientëve të aplikacionit, pa telashe dhe shpenzime të punësimit të kamerierëve ose të paguajnë mobilje dhe mbulesa tavoline. Klientët që porosisin nga aplikacionet mund të mos e dinë që restoranti nuk ekziston fizikisht.

Image

Ky ndryshim i ka popullarizuar dy lloje të njësive digjitale të kuzhinës. Njëra është “restorante virtuale”, të cilat i janë bashkangjitur restoranteve reale si Round Top i z. Lopez, por prodhojnë receta të ndryshme posaçërisht për aplikacionet e shpërndarjes. Tjetra është “kuzhina fantazmë”, të cilat nuk kanë prani të shitjes tradicionale dhe në thelb shërbejnë si një qendër e përgatitjes së ushqimit për porositë e shpërndarjes.

“Porositja online nuk është domosdo diçka e keqe. Ajo është mundësia më emocionuese në industrinë e restoranteve sot”, tha Alex Canter, i cili e menaxhon Canter’s Deli në Los Angeles dhe një start-up që i ndihmon restorantet t’i drejtojnë porositë prej aplikacioneve për liferim në pajisje. “Nëse nuk përdorni aplikacione për shpërndarje, ju nuk ekzistoni”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme