Lifestyle

Dehidratimi tek fëmijët, simptomat dhe kujdesi gjatë verës

 

Gjatë muajve të verës rritet numri i fëmijëve të cilët shtrohen në spitale. Kjo ndodh për shkak të dehidratimit që vjen si pasojë e qëndrimit në diell për orë të tëra, e cila shkakton probleme dhe komplikime të rënda te fëmijët e moshave të vogla.

Humbja e sasisë së lëngjeve në organizëm në shumë raste mund të kthehet në problem të rëndë shëndetësor për grup-mosha të ndryshme. Por më problematike kjo gjendje shfaqet te moshat e vogla dhe sidomos gjatë stinës së verës. Situata mund të rëndohet edhe më shumë kur shoqërohet me shfaqjen e diarresë, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar, transmeton kosovapress.